Sport
Lojtari i Premier League rrëfen tmerrin: Kam qenë afër vdekjes, isha 13 orë në komë
Demokracia
16:11 | 26 Gusht 2021

Share:

Mesfushori i Brighton, Yves Bissouma, ka folur për eksperiencën e tmerrshme të kaluar dy vite më parë kur pas një operacioni në shpatull ka rrezikuar të mos zgjohej më…

Siç ka bërë të ditur The Sun, lojtari i transferuar në Angli nga Lille në 2018-ën ka folur për mediat e Malit në lidhje me problemet më të cilat është përballur në të kaluarën dhe që kanë kushtëzuar kthimin në kombëtare:

“Njerëzit flasin shumë për mua, por nuk dinë asgjë. Kam qenë një hap larg vdekjes në një shtrat spitali në 2018-ën pas një operacioni në shpatull”, ka thënë Yves Bissouma.

“Mbaj mend se duhej të isha zgjuar dy orë pas ndërhyrjes, por më janë dashur plot 13 dhe pas atij operacioni kam punuar si i çmendur për t’u bërë më i fortë”.

Në lidhje me kombëtaren: “Menaxheri im i ka telefonuar shpesh trajnerit të kombëtares për të folur për rikthimin tim, por ai nuk është përgjigjur kurrë. Familja ime nuk më ka mbështetur, por tani do që unë të kthehem në kombëtare”. /Demokracia.com

Të ngjashme