Futbollisti i njohur gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, i është bashkuar aksionit humanitar për të ndihmuar popullatën e prekur nga tërmeti në Turqi.
Kamerat e kapën Mesut Ozilin teksa mbante pako ndihme me miqtë. Një numër i madh futbollistësh që luajnë në Turqi ditët e fundit po organizojnë grumbullimin e ndihmave për qytetarët në juglindje të vendit, përcjell Demokracia.com.
Të njëjtën gjë bëri dje edhe futbollisti i Galatasaray Dries Mertens. Belgu dëshiron të tregojë me shembull personal se sa shumë interesohen sportistët për një komb të prekur nga një fatkeqësi e madhe.
Mesut Ozil ni moja ya nyota waliojitokeza kupeleka misaada nchini Uturuki na Syria ambapo watu zaidi ya 11,000 wanaripotiwa kupoteza maisha kutokana na tetemeko la ardhi lililotokea siku ya Jumatatu.#ThamaniYaMtaa #Fasihi #Swahili #Media #Ozil #TurkeyQuake pic.twitter.com/g1CgkWk8r3
— Fasihi Media House (@FasihiHouse) February 9, 2023
Ish-reprezentuesi gjerman Mesut Ozil tronditi Turqinë javën e kaluar duke vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar. Pas duelit me Kayseri kur u zëvendësua në pjesën e parë, ai vendosi të mos luajë më për Basaksehir.
Ai nuk është paraqitur as në stërvitje e as në publik dhe këtë e ka bërë për herë të parë dje kur iu bashkua një aksioni humanitar për të ndihmuar viktimat e tërmetit./Demokracia.com/