Sport
Lojtari i njohur lë pas depresionin, rikthehet me gol në fushë – por të gjithë po e komentojnë një detaj
Demokracia
14:03 | 07 Nëntor 2022

Share:

Futbollisti slloven Josip Ilicic këtë fundjavë luajti ndeshjen e tij të dytë që nga janari 2022 dhe e kurorëzoi me gol në fitoren bindëse të Mariborit ndaj Murit 5:1.

Iliçiç hyri në fushë në minutën e 77-të dhe 12 minuta më vonë shënoi nga penalltia dhe shumë veta vunë re se ai kishte “disa kilogramë më shumë”, transmeton Demokracia.com.

Iliçiç nuk i ngjante vetes nga ato ditë kur po “shkatërronte” ekipet në Serinë A me fanellën e Atalantës dhe të kujtojmë se ndeshjen e fundit e luajti më 21 maj kundër Empolit në Serinë A.

Golin e fundit e shënoi në fillim të nëntorit 2021 në barazimi mes Atalantës dhe Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Raportohej se Iliçiç kishta pauzuar nga futbolli aktiv për shkak të depresionit./Demokracia.com/

Të ngjashme