Sport
Lojtari i Dritës ftohet nga kombëtarja afrikane për kualifikimet e “Katar 2022”
Demokracia
19:57 | 25 Gusht 2021

Share:

Futbollisti i Dritës, Princ Balde është ftuar nga Kombëtarja e Liberisë për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Mbrojtësi i gjilanasve do t’i bashkohet kombëtares së tij më 29 gusht, derisa Liberia përballet me Nigerinë më 4 shtator, Afrikën Qëndrore më 8 shtator, shkruan Demokracia.com.

Kësisoj, Balde do të mungojë në përballjen e Dritës në fundjavë kundër Llapit në javën e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Princ Balde u transferuar te Drita në këtë afat kalimtar të verës, derisa herën e fundit ishte lojtar i Feronikelit. /Demokracia.com

Të ngjashme