Sport
Lojtari i Al Nassr zbulon se si reagoi skuadra që Cristiano Ronaldo u bë kapiten
Demokracia
23:00 | 07 Shkurt 2023

Share:

Ylli i Al Nassr, Jaloliddin Masharipov ka shpjeguar se si reagoi skuadra ndaj vendimit që Cristiano Ronaldo të bëhet kapiten i ekipit.

Ronaldo është bërë kapitenit pas transferimit të tij prej 175 milionë funtesh në vit në Arabinë Saudite dhe ka mbajtur shiritin në krahë në tre paraqitjet e tij për Al Nassr.

Sipas Masharipov, nuk kishte asnjë problem nga grupi pasi ata mendonin se Ronaldo, i cili ka qenë kapiten i kombëtares së Portugalisë për disa vite, ishte më se i përshtatshëm për këtë rol.

“Ne e prisnim atë. Ish-kapiteni ynë ia dorëzoi me dëshirë shiritin Cristiano Ronaldos pa asnjë problem. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë. Nuk mund të jetë ndryshe”, tha ai, sipas Daily Express, transmeton Demokracia.com.

Masharipov hodhi poshtë pretendimet se superylli portugez po merr trajtim të veçantë dhe se lojtarëve të tjerë iu ofrua i njëjti nivel mikpritjeje.

Atij iu desh të lironte fanellën e tij me numër 7 për Ronaldon dhe në vend të kësaj të vishte fanellën me numër 77./Demokracia.com/

Të ngjashme