Sport
Lojtarët iranianë nuk kënduan himnin kombëtar në “Katar 2022”, zbulohet arsyeja
Demokracia
16:39 | 21 Nëntor 2022

Share:

11 futbollistët iranianë janë përmbajtur nga këndimi i himnit kombëtar para fillimit të ndeshjes së parë kundër Anglisë në Kupën e Botës në Katar, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Kapiteni Alireza Jahanbakhsh tha së fundmi se lojtarët do të vendosin së bashku nëse do të këndojnë ose jo himnin kombëtar në mbështetje të viktimave të lëvizjes protestuese në Iran.

Gjatë fundjavës, disa futbollistë iranianë shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e të vrarëve gjatë protestave dhe solidaritetin e tyre me lëvizjen protestuese, e cila është në shënjestër nga autoritetet iraniane për shtypje.

Protestat në Iran nisën më 16 shtator, ditën kur Mahsa Amini (22) vdiq në spital, ku u vendos në gjendje të rëndë pasi u arrestua më 13 shtator në Teheran për “veshje të papërshtatshme” dhe mosndjekje të kodit të rreptë të veshjes së Iranit për gratë. .

Demonstratat më vonë u shndërruan në një lëvizje kundër autoriteteve fetare të Iranit.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në shtypjen e atyre protestave u vranë disa qindra njerëz, ndërsa u arrestuan rreth 15.000.

Disa nga të arrestuarit u dënuan me vdekje.

Është ndeshja e parë në Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe përzgjedhjet e Uellsit dhe SHBA./Demokracia.com/

Të ngjashme