Paris Saint-Germaini do të ketë punë tejet të lehtë në kuadër të 1/32 së finales në Kupën e Francës.
Gjigantët e futbollit francez do të përballen me skuadrën e divizionit të katërt, Vannes, përcjell Demokracia.com.
Futbollistët e skuadrës së Vannes ishin mbledhur së bashku për ta përcjellur shortin e Kupës së Francës.
Në momentin kur kuptuan se kundërshtarët e radhës në Kupën e Francës janë yjet e PSG-së ata “shpërthyen” në festë.
Ndonëse, kualifikimi tutje për ta tashmë veçse është larguar si opsion, e rëndësishme për ta është që të luajnë në një terren me yjet e Paris Saint-Germainit, përfshirë shtatë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin.
Më poshtë mund ta shihni momentin kur lojtarët e Vannes mësojnë se kundërshtari i radhës në Kupë është PSG-ja. /Demokracia.com/
??? LOCURA EN EL VANNES de la CUARTA DIVISIÓN FRANCESA tras el emparejamiento contra el PSG en COPA. pic.twitter.com/CVuQPOeWy5
— ChiringuitoChampions (@chirichampions) December 20, 2021