Sport
Lojtarët e Marseilles u pritën si heronj nga tifozët e tyre, pas dhunës në takimin kundër Nices
Demokracia
11:06 | 23 Gusht 2021

Share:

Lojtarët e skuadrës franceze, Marseilles janë pritur ngrohtësisht nga tifozët e tyre pas rikthimit në qytet nga ndeshje e tensionuar me Nicen.

Futbollistët e kësaj skuadre u sulmuan ashpër nga tifozët e Nices të cilët u futën në fushë dhe ushtruan dhunë ndaj tyre e si pasojë e kësaj mbeten të lënduar disa lojtarë, shkruan Demokracia.com.

Ishte lojtari i njohur francez, Dimitri Payet ai i cili fillimisht u sulmua me gjë sende nga tifozët vendas, e ky i njëjti iu kundërpërgjigj duke hedhur një shishe në drejtim të tyre.

Kjo mjaftoi që tifozët të zbritnin në fushë dhe t’i sulmonin futbollistët kundërshtarë.

Pas situatës së dhunshme të krijuar në Nice, klubi francez vendosi që të largohej nga stadium pa e vazhduar ndeshjen e cila u ndërpre në minutën e 74-të kur rezultati ishte 1-0 për nikoqirët. /Demokracia.com

Të ngjashme