Sport
Lojtarët e Kosovës nisen për në stadium, shumë tifozë iu japin zemër
Demokracia
16:27 | 29 Mars 2022

Share:

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur në drejtim të stadiumit, atje ku do të sfidohen nga Zvicra.

Zvicra dhe Kosova ballafaqohen në një ndeshje miqësore në Cyrih me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Lojtarët e Kosovës janë nisur nga hoteli ku ishin të akomoduar të mbështetur nga “Dardanët”.

Shumë tifozë kanë mbështetur futbollistët kosovarë me këngë dhe brohoritje nga orët e hershme të mëngjesit në afërsi të hotelit.

Demokracia.com po ndjek drejtpërdrejtë atmosferën dhe gjithë ngjarjen e kësaj sfide në Cyrih. /Demokracia.com/

Të ngjashme