Ish-konkurrentja e “Përputhe” përveç që është bërë pjesë e diskutimeve me banorët e tjerë ajo ka treguar se është pa komplekse dhe nuk heziton të provokoj.

Së fundmi banorët janë argëtuar duke luajtur “Lojën me shishe” e cila në rast se nuk pranon të përgjigjes do të marrësh një dënim.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Në këtë rast banorët kanë dhënë përshtypjet dhe komplimente për njëri-tjetrin në rast që nuk e bëjnë këtë janë ‘detyruar’ të zhveshin gjërat që kishin veshur.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Melisa ishte ndër banorët që në disa raste nuk ka pranuar të jap komplimente dhe ka pranuar dënimin që të zhvishet.

Banorja nga Shqipëria ka hequr bluzën duke qëndruar vetëm në sytjena dhe ka vazhduar lojën pa hezituar.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe disa banorë të tjerë ndërsa disa prej tyre kanë vendosur edhe të tregojnë përshtypjet e tyre.

Ndërkohë, theksojmë që përveç Melisës një tjetër banore që iu bashkua shtëpisë së famshme ishte këngëtarja Dafina Dauti.