Mesfushori italian, Manuel Locatelli ka kryer testet mjekësore te Juventusi.
Locatelli i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” këtë afat kalimtar nga skuadra e Sassuolos, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi italian ra në sytë e drejtuesve “Bianconer” falë paraqitjeve mbresëlënëse në Kampionatin Evropian me Italinë.
Zyrtarizimi i 23-vjeçarit pritet të bëhet së shpejti, ndërkaq ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët e shumëfishtë italian.
Locatelli ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Torino, derisa menjëherë i është drejtuar qendrës mjekësore te klubit. /Demokracia.com