Sipas një ankete të publikuar në gazetën “Yomiuri”, shumica e japonezëve nuk dëshirojnë ardhjen e shikuesve të huaj në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen më Tokio më 23 korrik- 8 gusht 2021.
Sipas rezultateve të kësaj ankete 77 për qind e të anketuarve janë deklaruar se janë kundër ardhjes së shikuesve të huaj për shkak të frikës së përhapjes se virusit Korona, ndërsa 18 për qind prej të anketuarve janë për praninë e shikuesve të huaj.
Presidenti i Këshillit Organizativ të LO të Tokios, Seiko Hashimoto, deklaroi se do të dëshironte vendimin përfundimtar rreth kësaj se a do t’iu lejohet ardhja e shikuesve të huaj , para se të ndizet “flaka olimpike”.
Vendimi për numrin maksimal të shikuesve në secilën arenë sportive duhet marrë gjatë muajit prill, ndërsa sipas anketës së publikuar në gazetën Yomiuri, 48 për qind e të anketuarve u deklaruan se dëshirojnë që garat të mbahen pa praninë e shikuesve, kurse 45 për qind e tyre u deklaruan se janë për praninë e kufizuar të shikuesve. /Demokracia.com