Lajme
“Llupa e turbullt” e AKI-së: Inteligjenca kosovare dështoi në verifikimin e ambasadorit Martin Berishaj
Demokracia
14:14 | 22 Prill 2022

Share:

Martin Berishaj, aktualisht i përfshirë në një top-skandal ballkanik dhe ambasador i Kosovës në Kroaci, duket se nuk është verifikuar aq mirë nga “llupa” e shtetit.

Ambasadori i preferuar i pushtetit të ri, Martin Berishaj, të cilit edhe shtetësia iu dha me procedurë të përshpejtuar, po dyshohet si i përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni,

Mediat sllovene kanë raportuar se Martin Berishaj i ka bartur para CASH rreth 600 mijë euro nga Mali i Zi për tek politikani slloven, Robert Golob.

Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milioni euro në CASH janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e “mushkës financiare” ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Megjithatë, nëse i kthehemi procesit të para emërimit të tij ambasador, rezulton që pushteti i ri e kishte me shumë nguti dërgimin e tij si ambasador, saqë institucionet e sigurisë mund edhe të mos e kenë verifikuar aq mirë.

Edhe kur e ka marrë shtetësinë e Kosovës, por edhe kur është bërë ambasador i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka pasur “punë” me institucionet e sigurisë në Kosovë, shkruan Demokracia.com.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) e kishte obligim ligjor verifikimin e tij. Ndërsa, në rastin e emërimit të Berishajt ambasador, obligim e kishte edhe lëshimin e Lejes së Sigurisë për një nivel të caktuar.

Në të dyja rastet, kjo agjenci si duket ka dështuar ta identifikojë ambasadorin Martin Berishaj, si pjesë të rrjetit rajonal të shpëlarjes së parave, ashtu siç tani po raportojnë mediat sllovene.

Demokracia.com e ka pyetur këtë institucion lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Demokracia.com se duhet të zhvillohet një hetim edhe nga ana e institucioneve përkatëse dhe Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë sllovene, nëse është realizuar ky transaksion financiar nga Serbia në Mal të Zi për ambasadorin Berishaj.

“Nëse po, kjo vepër është nga më të rëndat, sepse ka edhe ndikim në zgjedhjet e lira parlamentare të shtetit mik. Andaj, institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta marrin seriozisht këtë rast dhe të hetohet a ka pasur edhe në të kaluarën raste të tilla të transaksioneve në Kosovë. Në lidhje me të, verifikimi nga ana e AKI-së për ambasadorin në fjalë ndoshta nuk është realizuar në plotni. Prandaj, Qeveria dhe parlamenti duhet urgjentisht ta themelojnë Agjencinë për Verifikim dhe Informacione të Klasifikuara, që të mos na përsëriten rastet të tilla, sepse demet mund të jenë të mëdha dhe të pariparueshme për funksionalitetin e institucioneve dhe shtetit në përgjithësi”, shtoi Shala për Demokracia.com.

Martin Berishaj rezulton se është paguar qindra mijëra euro nga firma GEN-I, dega në Beograd. Sipas mediave sllovene që publikuan skandalin, ai ka përfituar nga GEN-I serb një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.

Kompania serbe GEN-I është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Kjo firmë së bashku me Rudnapin në pronë të Vuk Hamoviç dhe EFT-në pronën e Vojin Lazareviç, kanë përfituar qindra miliona euro nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera të rajonit.

Të tri firmat kanë një të përbashkët dhe pas tyre është sekret publik që fshihet Damir Fazlliqi, i cili njihet edhe si nip i ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiç.

Me paratë e UDB-së serbe thuhet se është bërë milioner edhe vetë Damir Fazlliqi, i cili është sekser i njohur ndërkombëtarisht, që i mundëson firmave kontrata të mëdha me qeveritë e rajonit.

Të tri firmat në shumë artikuj të rrjeteve ndërkombëtare të gazetarëve janë cilësuar si pjesë e mafisë energjetike në rajonin e Ballkanit. /Demokracia.com/

Këto janë pyetjet që Demorkacia.com i ka dërguar në AKI: 

Të ngjashme