ShowBiz
Lluni prezanton për herë të parë të dashurën përmes një postimi në Instagram
Demokracia
16:31 | 27 Gusht 2022

Share:

Reperi i njohur, Lluni është ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare dhe numëron disa projekte të suksesshme.

Përveç një karrierës dhe angazhimeve muzikore, reperi i labelit “PINT” jetë private ka preferuar ta mbaj larg syrit të publikut.

Megjithatë së fundmi ai ka vendosur që të zbuloj më shumë për fansat, duke prezantuar kështu partneren e tij.

Foto: Lluni/Instagram

Këtë reperi e bëri përmes një postim në InstaStory, duke konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Sipër postimi ai ka etiketuar partneren, e cila quhet Venera Ahmeti, ndërkohë të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe ajo duke e quajtur reperin “burri”.

Foto: Lluni/Instagram

Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën,  Llunit emri i vërtetë I të cilit është Leart Zymeri duket simpatike ndërsa shihet duke shijuar një darkë romantike me reperin.

Ndryshe, kujtojmë që projekti I fundit i Lluni mban titullin “Narcos Albania” dhe erdhi në bashkëpunim me reperin tjetër, Ledri Vula.

Foto: Venera Ahmeti/Instagram

Të ngjashme