Analisti i njohur kosovar, Ardian Llumnica duke e analizuar ndeshjen Ballkani – Ludogorets (2:0), ka thënë se trajneri Ilir Daja u tregua i guximshëm me vendosjen taktike ndaj kampionëve të Bullgatisë.
Ai në Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se asnjë trajner shqiptar nuk do të kishte guxuar të luajë ashtu hapur si luajti Daja.
“Te kthehemi pak në retrospektiv. Duke u bazuar në forcën e kundërshtarit dhe në të gjithë parametrat analitik apo krahasues, kryefjala para ndeshjes ka qenë se sa Ballkani do t’i rezistojë Ludogoretsit .
Ballkani me performancën dhe rezultatin na ka demantuar të gjithëve, jo duke i rezistuar kundërshtarit, por duke e dominuar krejtësisht atë.
Nuk ka trajner shqiptar që do kishte guxuar me ju hap Ludogretsit sikurse Ilir Daja në ndeshjen e parë .
Dhe ky eshte dallimi, pēr këtë fakt Ilir Daja, aktualisht është ndēr trajnerët më të mirë në shqiptari .
Secili nga ne, ndaj këtij kundërshtari do të kishim vendos që të mbroheshim fort ndërsa Ilir Daja, ka vendos që me sulmu fort, me dominu atë dhe e fund e gjithë kjo i doli mirë”, ka thënë Ardian Llumnica.