Sport
Llumnica: Mos i thurrni elozhe Gjilanit
Demokracia
12:39 | 27 Shtator 2021

Share:

Mbrëmë në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova u debatua rreth xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, me theks të veçantë për derbin e madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Derbi iu takoi të përzgjedhurve të Ismet Munishi, që mundën Dritën me rezultat të pastër 0-2, shkruan Demokracia.com.

Analisti dhe njohësi i mirë i futbollit kosovar, Ardian Llumnica zbuloi skuadrën që e mbështeti të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk jam tifoz i asnjërës skuadër, por kam pas dëshirë të fitojë Gjilani për hirë të Superligës. Sot fitoi Superliga, sepse një Gjilan me pikë të përafërta me pretendentët tjerë e bën ligën shumë më konkuruese e me interesante”, deklaroi Llumnica.

Derisa analisti tjetër, Arben Zeqiri e trajneri Ismet Munishi po e lavdëronin paraqitjen e Gjilanit në derbi, i menjëhershëm në replikë ishte analisti, Llumnica.

“Nuk mundemi kështu ta nënvlerësojmë paraqitjen e Dritës. Shiqoni sa rastet i kanë prodhuar për shënim”, shtoi ai.

“Pas minutës së 60-të koha punojë për Gjilanin, sepse e shënojë një gol nga mjeshtria individuale e Prognit dhe menjëherë pas pesë minutave Drita mbeti me një futbollist më pak që edhe më shumë iu vështirësua puna për ta kthyer rezultatin. Gjilani ende as në 50 përqindshin e tij çka mundet me dhënë nuk është. Drita ka ekip tejet cilësor, pavarësisht humbjes u paraqit mirë”, theksoi ai.

Llumnica i replikoi edhe përfaqësuesit të tifozëve “Intelektualet” kur ai tha se në derbi është normale dhuna.

“Jo zotri në asnjë ndeshje nuk është normale dhuna, mos e promovoni dhunën si normale. Pse në Gjilan spo ka dhunë kur luani, paramendoni të kishte ndodhur rrahja në Gjilan sot ku stadiumi përreth është punishte”, përfundoi Llumnica. /Demokracia.com

Të ngjashme