Sport
Llumnica ironizon me Rudhanin: Sipas tij krejt futbollistët e Kosovës baballarët i paskan prokurorë
Demokracia
15:16 | 26 Korrik 2022

Share:

Një intervistë e dhënë për mediumin zviceran “Blick” e yllit të Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani bëri bujë të madhe duke hapur shumë debat, shkruan Demokracia.com

Ajo ngjalli shumë debat në Kosovë, derisa sot ai u mundua të sqarojë se ajo deklaratë vlen për futbollin e para 12-13 viteve ndërsa sot situata është ndryshe.

Edhe ky sqarim sikur nuk i ka pëlqyer ish-futbollistit të mirënjohur, Xhevdet Llumnica.

Ai ka ironizuar me Rudhanin duke thënë se sipas asaj deklarate po del që krejt futbollistët e Kosovës i kanë pasur baballarët të njohur që kanë luajtur.

“Sipas Rudhanit, krejt futbollistët e Kosovës i kanë pasur babat prokurorë”, ka shkruar Llumnica në Facebook duke e cilësuar atë deklaratë të dëmshme për imazhin e futbollit tonë.

Gjithsesi, Rudhani sot ka sqaruar këtë deklaratë duke shtuar se sot futbolli i Kosovës është shumë profesionist dhe se këtë po e dëshmojnë klubet që po kanë suksese në Evropë. Ai ka thënë se fjala ka qenë për vitet e mëhershme kur edhe vet ishte futbollist. /Demokracia.com

Të ngjashme