Operatorët ekonomik, madje edhe ata me famë ndërkombëtare as që po kanë mundësi të konkurrojnë pas shkeljeve dhe parregullsive në QKUK. Dyshime për korrupsion dhe kurdisje të një tenderi milionësh.
Me publikimin e aktivitetit në QKUK me 12 shkurt 2025 dalin të dhënat e prokurimit me numër: 701-25-770-1-1-1 dhe me titull: “Furnizimi dhe instalimi i Pajisjeve dhe Shtretërve për Hemodializë për Klinikën e Nefrologjisë, konfirmojnë parregullsi dhe shkelje.
Përkundër kërkesave dhe ankesave të operatorëve ekonomik për ndarje në dy Lote të këtij aktiviteti pasi që bëhet fjalë për shtretër që janë orendi dhe aparate për hemodializë që janë pajisje jetike, pra që bëhet fjalë për dy furnizime të cilat nuk do të duhet të ishin me një Lot.
Shqetësimet dhe ankesat ishin edhe për sa i përket specifikimeve të ngushta që janë kërkuar si për aparate ashtu edhe për shtretër tregojnë të dhënat publike të prokurimit të QKUK.
Ankesat nga operatoret ekonimik janë drejtuar edhe Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP’së) ku nga po të njëjtit nuk ka ndonjë përgjegjie, për korrektësi ka vetëm një mendim nga një “ekspert”.
Që parregullsitë të jenë edhe më alarmante tregon edhe distancimi i plotë nga ky aktivitet i ekspertëve të hemodializës nga Klinka e Nefrologjisë kobfurmojnë këto të dhëna.
Ky aktivitet është shkruar fillim dhe fund nga zyra teknike e udhëhequr nga Z. Berat Krasniqi përgjegjës në Shërbimin Biomedicinal.
Në këtë projekt ashtu siç është konceptuar, i pamundësohet pjesëmarrja e prodhuesve serioz, si: Fresenius Medical Care – që njihet lider botëror në fushën e hemodializës, firmë e njohur me qendër Bad Homburg të Gjermanisë.
Përkundër këtyre shqetësimeve të ngritura nga operatorët ekonomik, dje me datën: 22 prill të vitit 2025 zyra e prokurimit të QKUK’së ka njoftuar se vazhdon procedurën e tenderimit pa asnjë ndryshim dhe se data e dorëzimit është menjëherë nesër (24/04/2025) në ora 13:00.
Prodhuesve lider botëror nuk ju mbetet asgjë tjetër përpos të ngrenë shqetësimet përmes përfaqësuesve të tyre në organet e hetuesisë dhe të ndriçohet se për favor të kujt është bërë ky aktivitet.
Për shkelje janë njoftuar edhe faktorë diplomatik në Prishtinë që monitorojnë këto raste korruptive dhe të vendeve të QUINT dhe BE’së .