Lajme
Lloji i ri i virusit britanik, po përhapet në Austri
Demokracia
10:18 | 14 Janar 2021

Share:

Tipi i koronavirusit britanik, i cili u zbulua në Austri në fillim të vitit, po përhapet gjithnjë e më shumë në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anshober tha se 70 raste të llojit të ri të virusit, janë duke u analizuar aktualisht.

Këta janë 42 pacientë, në një shtëpi pleqësh në Vjenë, si dhe 17 persona në qendrën e skive Johberg, dhe tri raste në provincën e Burgenland.

Ende nuk dihet se kush janë tetë personat e tjerë, të cilët dyshohet të jenë infektuar me këtë lloj virusi.

Anshober bëri të ditur, se autoritetet kompetente austriake po monitorojnë përhapjen e një lloji të ri të virusit.

Me rastin e shfaqjes së mutacionit britanik në Austri, ai vlerësoi se faza më e vështirë e pandemisë kishte hyrë, sepse ky lloj po përhapet më shpejt, domethënë 15 persona të infektuar rishtas erdhën te dhjetë persona të infektuar.

Për shkak të përhapjes së llojit të ri, Anshober tregon se futja e një detyrimi të pjesshëm për të mbajtur një maskë FFP2(maskë me filter), do të ishte një mundësi.

Shfaqja e një lloji të ri të virusit, ka një ndikim edhe në sport, me ç’rast garat e skive të planifikuara për fundjavën në Kupën Botërore të Skive, në Kitzbuhel, janë anuluar.

Të ngjashme