Lajme
Llogoret e mbushura me ushtarë të vrarë, pamjet shfaqin tmerrin që përjetuan rusët në Ukrainē
Demokracia
22:01 | 10 Prill 2023

Share:

Ukraina ka publikuar pamjet e një numri të ushtarëve rusë të vdekur në llogoret e qytetit Bakhmut.

Luftime të ashpra ka pasur në këtë qytet, ku forcat ruse me muaj të tërë janë përpjekur për ta pushtuar.

Pamjet e ushtarëve rusë të vdekur në këto llogore janë publikuar nga një faqe ukrainase në Twitter e cila vazhdimisht raporton për luftimet në Ukrainë.

https://twitter.com/operativno_ZSU/status/1645466810765000705

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, aty thuhet se mund të shihen së paku 36 ushtarë rusë të vrarë, në një pjesë ishin të renditur kufomat njëri pas tjetrit.

Ukraina këto ditë mund të nisë një kundër-ofensivë në Bakhmut për të zmbrapsur forcat ruse nga aty.

Të ngjashme