Lajme
Llapjani i merr fëmijët pa lejen e bashkëshortes dhe largohet nga Kosova
Demokracia
10:27 | 26 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Podujeva ka marrë fëmijët pa lejen e bashkëshortes, dhe të njëjtit i ka larguar jashtë territorit të Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

MARRJE APO MBAJTE E KUNDËRLIGJESHME E FËMIJEVE/Podujevë 25.02.2023-08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i sajë) pa lejen e sajë ja kishte marr të dy fëmijët e tyre dhe me veturën e tij kishte dal jashtë shtetit (RKS)”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin  njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme