Sport
Llapi zhvillon stërvitjen e parë  në tokën turke, prezanton edhe një trajner
Demokracia
19:55 | 21 Janar 2022

Share:

KF Llapi mesditën e sotme ka arritur në Antalya të Turqisë dhe pasdite ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

“Ekipi është dukur mjaft i motivuar dhe i përkushtuar për punë. Seanca e parë stërvitore u zhvillua në kompleksin “Asteria Kremlin Palace” dhe zgjati rreth një orë e gjysmë.

Skuadra do të zhvilloj paraditën e nesërme seancën e radhës stërvitore kurse nga ora 15:30 (koha lokale në Turqi) do ta zhvilloj ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Olimp Dolgoprudny” , njofton kf Llapi.

Stafit teknik për pjesën pranverore, pas disa muajve pauzë përshkak të disa obligimeve personale iu është bashkangjitur edhe trajneri i mirënjohur, Sunaj Keqi. /Demokracia.com

Të ngjashme