Sport
Llapi zhvendoset në Lipjan për përgatitje para ndeshjes së Kupës, kjo është arsyeja pse nuk stërvitin në “Zahir Pajaziti”
Demokracia
19:28 | 01 Shkurt 2023

Share:

Pas rikthimit nga Antalia, Llapi ka nisur të përgatitet për “testin” e parë në stinorin pranveror, ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Lirisë.

Llapi do të vizitojë Prizrenin në fundjavë për t’u ballafaquar me Lirinë në kuadër të 1/8 së finales në stadiumin “Përparim Thaqi”, shkruan Demokracia.com.

Futbollistët e udhëhequr nga Tahir Batatina kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë, por jo në terrenin vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti”, por në Lipjan.

Kjo për shkak të terrenit me bari sintetik për t’u ambientuar sa më mirë pasi sfida e të shtunës në Prizren luhet pikërisht në një stadium me bari artificial dhe jo natyral siç është në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

POSTIMI I PLOTË I LLAPIT:

Bardhekaltrit përgatitjet për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës i vijojnë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Skuadra pas duelit të djeshëm miqësor ndaj Ulpianës, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në fushën sintetike në Lipjan dhe pritet t’i zhvilloj edhe dy-seanca stërvitore në këtë fushë për t’u ambientuar sa më mirë me fushën sintetike ku do të zhvillohet përballja ndaj Lirisë, të shtunën në Prizren.

Kryetrajneri Tahir Batatina me stafin e tij janë duke e përgatitur ekipin maksimalisht për këtë duel, e ku atmosfera dhe serioziteti në punë është në nivelin më të lartë.

Disa fotografi nga stërvitja e sotme e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi”./Demokracia.com/

Të ngjashme