Lajme
Llapi zhvendoset në Antalia, nesër përballet me skuadrën turke
Demokracia
19:48 | 16 Janar 2021

Share:

Skuadra e dytë kosovare që ka zbarkuar në Turqi pas Arbërisë është Llapi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, sot ka udhëtuar drejt Antalias derisa tashmë ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore atje, shkruan Demokracia.com.

Llapi ka njoftuar se qysh nesër do ta ketë testin e parë ku do të ndeshet në një miqësore me skuadrën turke që militon në Ligën e Parë, Tuzlaspor.

“Skuadra nesër zhvillon testin e parë kontrollues ndaj ekipit nga Liga e Parë e futbollit turk, Tuzlaspor. Ndeshja do zhvillohet në fushën “Sueno Delux” me fillim në ora 12:00”, ka njoftuar Llapi, përmes “Facebookut”. /Demokracia.com

Të ngjashme