Sport
Llapi zbulon gjërat e ndaluara në stadium për sfidën me Prishtinën, përfshirë pirjen e duhanit
Demokracia
16:08 | 12 Prill 2022

Share:

KF Llapi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do t’ia mësyejnë hyrjes në stadium për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës kundër Prishtinës.

Klubi llapjan ka bërë të ditur gjërat që do të ndalohen të futen në stadiumin “Zahir Pajaziti” për këtë përballje, raporton Demokracia.com.

Në mesin e 14 gjërave që do ndalohen në stadium është edhe pirja e duhanit.

Shishet e qelqit, plastikës, pijet alkoolike, ushqim, ombrellat, çantat, armët e gjëra të tjera janë të ndaluar të futen në stadium.

Ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Prishtinës luhet të mërkurën me fillim nga ora 14:00.

NJOFTIMI I PLOTË:

K.F. Llapi njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Zahir Pajaziti” për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, KF Llapi – FC Prishtina, që zhvillohet nesër në orën 14:00, do të hapen në orën 12:00.

Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:

Gjërat që ndalohen gjatë kontrollit:

– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë;

– shishet e plastikës pavarësisht madhësisë;

– pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike;

– ushqim;

– ombrellat (çadrat)

– çantat e shpinës

– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.

– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara:

– shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.

– Ndalohet pirja e duhanit

– pajisje laser,

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

Njoftohen shikuesit edhe një herë tjetër se hyrja në stadium do të jetë falas.

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.

Të gjithë personat të cilët nuk i përmbahen rregullave të përcaktuara përmes këtij njoftimi, do të largohen nga stadiumi.

Vini re; Në foton e mëposhtme janë gjërat që nuk lejohen në stadium./Demokracia.com/

Të ngjashme