Llapi do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën ku do të ndeshet me Malishevën.
Një fitore eventuale do ta ngriste bukur lart në luftë për titull skuadrën e Batatinës, dhe kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e madhe, shkruan Demokracia.com.
Llapi tashmë ka caktuar edhe çmimin e biletave për këtë ndeshje të cilat janë nga 2 dhe 3 euro.
Njoftimi i plotë i KF Llapit
N?????? ?????? ?? ??????? ? ????????: ?? ????? – ?? ?????????
Ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndërmjet KF Llapi dhe FC Malisheva, mund t’i bleni nesër në tre pika të shitjes: Biletaria 1 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e perëndimit, Biletaria 2 e cila është e vendosur nga hyrja për zonën e veriut (hyrja zyrtare) si dhe para hyrjes në zonën e jugut.
Çmimet e biletave vijojnë të jenë të njëjta sikurse ndeshjen e kaluar:
Perëndim – 3 Euro
Veri – 2 Euro
Jug – 2 Euro
Ndeshja ndërmjet Llapit e Malishevës zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Në foton e mëposhtme mund të orientoheni për hyrje në stadium!. /Demokracia.com