Skuadra e Llapit ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror aty ku e pret një punë e madhe në Superligë por edhe në garat e Kupës, shkruan Demokracia.com.
Ekipi i Tahir Batatinës sot e ka prezantuar një përforcim të ri.
Bëhet fjalë për sulmuesin Rinor Hoxha i cili ka nënshkruar kontratë tri vjet.
Postimi i plotë i KF Llapit:
Me transferimin e Rinor Hoxhës e hapim edhe zyrtarisht afatin kalimtar të janarit!
KF Llapi dhe sulmuesi i qendrës, Rinor Hoxha nënshkruajnë kontratë tri-vjeçare.
Hoxha rikthehet nga Kanada për t’iu bashkuar Llapit dhe për ta ndihmuar ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.
Në fakt, marrëveshja me ish-sulmuesin e Vllaznisë Pozheran është arritur para një muaji por sot ai ka ateruar nga Kanada dhe do i bashkangjitet pjesës tjetër të ekipit në përgatitjet parasezonale që nisin nesër.
22-vjeçari para se të udhëtonte drejt Kanadasë për arsye familjare, gjatë gjysmës së edicionit vjeshtor është paraqitur tek Vllaznia e Pozheranit në 10 ndeshje dhe ka arritur t’i realizoj 6 gola.
Prezantimin e tij e ka bërë Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugën drejt realizimit të objektivave të klubit. /Demokracia.com