Sport
Llapi vazhdon të mbetet pa fitore, kjo është deklarata e Tahir Batatinës
Demokracia
17:45 | 25 Shtator 2021

Share:

Gjashtë ndeshje pa fitore për Llapin i cili mund të thuhet se tash  ka hyrë në një krizë bukur të madhe.

Sot Llapi i Tahir Batatinës ka barazuar në shtëpi me Drenicën me rezultat 1:1, shkruan Demokracia.com.

Batatina pas ndeshje ka thënë se krijuan shumë raste por nuk ditën t’i shfrytëzojnë ato.

“Kemi pranuar një gol të lehtë që nuk është dashur të pranohet. Kemi bërë shumë gabime në pjesën e parë dhe kemi mundur të pranojmë më shumë gola, por ishim me fat. Në pjesën e dytë ishim më kërkues, kemi krijuar shanse të mira shënimi, por po nga mungon konkretizimi. Të dy skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe mendoj që epilogu real ishte të ndajmë nga një pikë”, deklaroi Batatina për Art Sport. /Demokracia.com

Të ngjashme