Sport
Llapi vazhdon me përgatitje në Ohër, nesër përballet me Gjilanin në miqësore
Demokracia
13:54 | 23 Qershor 2022

Share:

Në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, skuadra e Llapit po vazhdon me përgatitje në Ohër.

Futbollistët e Tahir Batatinës zhvilluan dje një miqësore ndaj Ballkanit ku humbën 0:1, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq, sot, Llapi ka zhvilluar një stërvitje në mëngjes, kurse pasdite do ta zhvillojë edhe seancën tjetër stërvitore.

Sipas njoftimit të klubit, gjendja e futbollistëve vazhdon të jetë mjaft e mirë.

Nesër, Llapi do të ndeshet me Gjilanin nga ora 18:00, në stadiumin e qytetit në Strugë./Demokracia.com/

Të ngjashme