FC Llapi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Ballkanin për trofeun e Superligës së Kosovës.
“Bardhekaltërit” kanë uruar Trepçën ‘89 dhe Ferizajin për inkuadrimin në elitën e futobllit kosovar.
Llapjanët nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të mbetur për javën e 33-të në Superligën e Kosovës, ku do të ballafaqohen me Drenicën në Bajram Aliu.
Pas barazimit në derbin e qytetit në mes të Gjilanit dhe Llapit, pozita e dytë tani duket shumë afër për skuadrën e Tahir Batatinës.