Skuadra e Llapit që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare për vitin 2022, ka vendosur të mendojë për të ardhmen, shkruan Demokracia.com.
Ekipi i Tahir Batatinës e ka blinduar mbrojtësin brazilian Bianor Neto me të cilin ka rinovuar kontratën.
Lajmi është dhënë nga vet skuadra llapjane.
Postimi i plotë pa ndërhyrje i KF Llapit:
Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin ?
Sot kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto.
Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani.
Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t’i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit!
Suksese Super NETO ??. /Demokracia.com