Sport
Llapi reagon për mosftesën e lojtarëve të tyre te Kosova U17
Demokracia
21:35 | 22 Shtator 2021

Share:

Klubi i Futbollit Llapi ka reaguar ndaj grumbullimit të Kombëtares së Kosovës U17 dhe përzgjedhësit Arsim Abazit për mosftesën e asnjë lojtarit të tyre.

Llapjanët përmes një komunikate të lëshuar kanë kritikuar këta të fundit, duke theksuar se kjo nuk ka qenë hera e parë që lojtarët e Llapit U17 nuk janë ftuar nga ekipi kombëtar, shkruan Demokracia.com.

Klubi nga Podujeva e vlerëson si padrejtësi mosftesën e futbollistëve, pasi sipas tyre, trajnerët dhe futbollistët po tregojnë suksese në kampionatin respektiv.

Kosova U17 pësoi humbje 0-2 nga Shqipëria në ndeshjen vëllazërore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Reagimi i plotë:

Klubi Futbollistik “Llapi” reagon ndaj grumbullimit të radhës së Përfaqësueses së Kosovës U-17 dhe përzgjedhësit Arsim Abazi për mosftesën e asnjë lojtari të grupmoshës U-17 të KF “Llapi” edhe pse nga klube tjera ka edhe nga 4 futbollistë të thirrur, ani pse cilësia e futbollistëve tanë në krahasim me disa futbollistë të klubeve tjera me plotë bindje themi se është shumë më e madhe. Kjo nuk është hera e parë sepse edhe në grumbullimet e kaluara kjo gjë i ka ndodhur futbollistëve të Akademisë së futbollit “Llapi”.

Mendojmë se kjo është një padrejtësi e madhe kundrejt punës së trajnerëve të Akademisë sonë dhe futbollistëve që me përpikëri kryejnë detyrat si në stërvitje dhe në ndeshje kampionale dhe triumfojnë me rezultate bindëse ndaj klubeve në garat kampionale por kjo siq duket nuk i ka rënë në sy përzgjedhësit Arsim Abazi dhe stafit të tij që jo për dëshirë por po shihet edhe rezultati i ndeshjes (0-2) për Shqipërinë U17.

Me mirëkuptim të plotë kërkojmë nga përzgjedhësi dhe stafi i tij që të kthejnë sytë nga djelmoshat e Akademisë së futbollit “Llapi” të cilët çdo ditë e më shumë po tregojnë rezultate kulminante dhe të cilat janë një pasqyrë reale për t’i grumbulluar me fanellën më të bukur në botë dhe atë që çdo kush ndihet krenar kur e vesh, të Përfaqësueses së Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme