Llapi nuk ka mbetur aspak i kënaqur me nivelin e referimit në ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës.
Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, skuadra e Tahir Batatinës u mposhtë nga Prishtina 2:0 në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.
Por, Llapi pas ndeshjes po vazhdon të insistojë se nuk kishte ndarje të drejtë të drejtësisë sot.
Klubi nga Podujeva ka publikuar momentin e dyshimtë kur Lorik Boshnjaku ndërhyri ndaj Kastriot Selmanit në zonën e rrezikshme.
Pavarësisht kësaj, gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk dha penallti.
“Nëse kjo nuk është penallti, atëherë…”, ka shkruar Llapi. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10158998177452243?__cft__[0]=AZX49bSEdWC5z4ik1murS2jVayvxBQZS5XHZqFLKAqRYF_ly1xoCm_io0PBJFdFs1oVGoAHvBX31Ep5wtNnT0TEG3uIsO2ZqrSDhJQxZa1QMioTxNe5-t8V09JrhFUxa8Jrd-Ldzx1gBlZN1PBQSV3rueRg5rx3lTj_3DnmkaCt3NwaqS7HQNSPbFf9AW3tjbo7OIgdT3eyoy2m8hHpMcUut&__tn__=%2CO%2CP-R