Sport
Llapi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e Superkupës ndaj Kosova Düsseldorf
Demokracia
13:49 | 26 Tetor 2021

Share:

Sot (e martë) me fillim nga ora 14:00 në fushën me bari sintetik në Ferizaj do të zhvillohet Superkupa “Kosovë-Diasporë”.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi dhe fituesi i Kupës së Diasporës, Kosova Düsseldorf do të përballen mesvete, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë publike 11-shen me të cilën do ta nis ndeshjen.

Batatina ka vendosur që të startojë me një pjesë të madhe të futbollistëve kyç.

Lojtarët si Emini, Ramadani, Veliu e Selmani do të jenë në fushë nga mintua e parë.

Formacioni zyrtar i Llapit: Avdyli, Ahmeti, Neto Jashari, Emini, Shabani, Ramadani, Rivera, Veliu, Selmani, Fazliu. /Demokracia.com

Të ngjashme