Sport
Llapi – Prishtina dhe Ramiz Sadiku – Drita, rezultate befasuese pas pjesës së parë
Demokracia
14:51 | 13 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fraksioni i parë në ndeshjen kryesore të kësaj faze mes Llapit dhe Prishtinës është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, raporton Demokracia.com.

Kryeqytetasit në fakt realizuan njëherë me anë të sulmuesit, Oto John, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo përballje po përcjellet nga një numër shumë i madh i tifozëve në pranishëm në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rezultat identik i njëjtë është edhe në takimin tjetër që po zhvillohet në Prishtinë mes Ramiz Sadikut dhe Dritës.

45 minutat e para në këtë sfidë janë mbyllur 0:0, rezultat ky që i konvenon Dritës e cila ndeshjen e parë në Gjilan e fitoi 3:0. /Demokracia.com/

Të ngjashme