Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll që po zhvillohen në Podujevë e Ferizaj.
Prishtina është duke avancuar 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” kundër Llapit pas pjesës së parë, raporton Demokracia.com
Kreshnik Uka e vendosi epilogun e fraksionit të parë me golin e realizuar në minutën e 15-të nga penalltia.
Përveç golit, të besuarit e trajnerit Ismet Munishi patën edhe raste të tjera shënimi, krahas Llapit që nuk u tregua i rrezikshëm para portës së Nikës.
Pa gola janë mbyllur edhe 45 minutat e para në sfidën tjetër mes Ferizajt dhe Dritës.
Përkundër disa rasteve, dy portierët e mbajtën portën e paprekur në këtë fraksion të lojës./Demokracia.com/