Sport
Llapi përballët me Shkupin në garat e UEFA-s, Batatina tregon pritshmëritë: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari
Demokracia
15:03 | 15 Qershor 2021

Share:

Skuadra e Llapit e cila sivjet për herë të parë në histori të saj do të luajë në garat evropiane, sot ka mësuar kundërshtarin  e saj në Conference League , kompeticion ky i ri  i UEFA-s.

Shorti që është hedhur sot në Nion të Zvicrës  e ka vu Llapin përballë skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupin.

Batatina në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se e njohin mirë kundërshtarin derisa e ka cilësuar si një short jo të lehtë për llapjanët.

“Sot e kuptuam kundërshtarin dhe them se është një sfidë jo e lehtë, por ne duhet ta bëjmë maksimumin dhe të përgatitemi mirë deri tek ndeshja duke analizuar çdo detaj të skuadrës kundershtare”, ka thënë fillimisht Batatina, duke besuar se ata edhe pse paraqitën për herë të parë në këso gara në mënyrën më të mirë të mundshme do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

“Kam besim tek lojtarët sepse kam një super-skuadër me djem që luajnë me zemër për fanellat dhe ngjyrat e llapit. Nuk i frikësohemi asnjë skuadre dhe do të bëjmë një paraqitje dinjitoze duke u munduar t’i mbrojmë ngjyrat e shtetit të Kosovës”, ka përfunduar Batatina.

Të kujtojmë se ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik. /Demokracia.com

Të ngjashme