Sport
Llapi për shkak të fushës së dëmtuar dështoi në takimin e parë, sot klubi ka intervenuar në riparimin e saj
Demokracia
15:31 | 26 Gusht 2021

Share:

Llapi nuk e nisi edhe aq mirë edicioni e ri të Superligës duke barazuar në sfidën e parë ndaj Ulpianës me rezultat 1:1 në ndeshjen e luajtur në Merdarë, shkruan Demokracia.com.

Llapi ishte favorit i madh për fitore, sidomos për faktin se në atë takim hynë pas triumfit në Superkupë ndaj Prishtinës, por ja që këtë herë dështoi dhe vetëm fal fatit mori një pikë.

Duket se telashet më të mëdha i kishte fusha e cila ishte e dëmtuar dhe lojtarët nuk mundën t’i shfaqin gjitha cilësitë  e tyre, për [ka drejtuesit e klub8t sot kanë intervenuar në riparimin e saj.

Të kujtojmë se për shkak të rinovimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” Llapi ndeshet si vendase është duke i luajtur në Merdarë ish-stadiumin e KF Hysit.

Njoftimi i plotë i KF Llapit:

Kryesia e klubit me intensitet të lartë ka filluar procesin e rinovimit të fushës në stadiumin e Merdarës. Duke parë problematikat në ndeshjen e parë, klubi menjëherë i ka filluar procedurat që fusha e stadiumit të jetë në gjendje krejtësisht tjetër për ndeshjen e javës së tretë ndaj Feronikelit e cila pritet të zhvillohet më 12 shtator.

Skuadra e Llapit nën menaxhimin e saj ka tre fushat kryesore të qytetit të Podujevës: fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti”, fushën ndihmëse në Dumosh dhe fushën e Merdarës, megjithatë ne presim mbështetje nga institucionet tona qeveritare dhe ato lokale sepse momentalisht kryesia po mban gjallë të gjitha investimet në mënyrë vetanake. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme