Sport
Llapi paralajmëron Ballkanin: Stadiumi “Zahir Pajaziti” është fushë e zjarrtë
Demokracia
22:28 | 06 Shkurt 2021

Share:

Të martën që vjen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë zhvillohet një përballje e zjarrtë, shkruan Demokracia.com.

Llapi e pret Ballkanin e Suherkës në sfidën e 1/8 së Kupës së Kosovës  ku të dyja skuadrat presin kualifikimin.

Kjo bën që ndeshja të jetë tejet e nxehtë dhe e paparashikuar deri në fund.

Skuadra e Llapit në orët e vonë sonte sikur e ka paralajmëruar Ballkanin se çka e pret përmes një postimi në “Facebook”, ku arenën në Podujevë e ka cilësuar si shumë të zjarrtë.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KF Llapit:

Në arenën ‘Zahir Pajaziti’ zbresin bardhekaltërit e KF Llapit dhe portokallinjtë e FC Ballkanit. Në një fushë të zjarrtë edhe dueli i 1/8 të Kupës së Kosovës pritet të jetë njësoj.

Bardhekaltërit më të motivuar se asnjëherë më parë kërkojnë kualifikimin tutje në garat e Kupës. Andaj të martën djelmoshat e KF Llapit do ta dëshmojnë forcën, kualitetin dhe dashurinë për fanellën!

Përshkak të gjendjes epidemiologjike me pandeminë COVID-19, deri në një vendim të ardhshëm, ndeshjet do zhvillohen pa praninë e shikuesve! /Demokracia.com

Të ngjashme