Sport
Llapi nis të hënën përgatitjet për ndeshjet evropiane
Demokracia
16:44 | 05 Qershor 2022

Share:

Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, Llapi do të nis përgatitjet të hënën (nesër).

Llapjanët kanë njoftuar se përgatitjet do t’i nisin për t’u përgatitur për ndeshjet e garave evropiane që nisin në fillim të muajit korrik, shkruan Demokracia.com.

Stërvitja e parë e Llapit do mbahet në fushën sintetike në Dumosh nga ora 18:00 dhe do të jetë e hapur për media.

Kundërsharin për rrethin e parë, skuadra jonë Llapi e mëson më 14 qershor në shortin që do hidhet në Nyon të Zvicrës.

Llapi ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane për vitin e dytë me radhë./Demokracia.com/

Të ngjashme