Llapi ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e garave evropiane.
Fituesit e Kupës së Kosovës do të paraqiten në Ligën e Konferencës, teksa kanë nisur menjëherë përgatitjet, shkruan Demokracia.com.
Grupit të futbollistëve në stërvitje i janë bashkuar edhe dy përforcimet e reja të skuadrës.
Bëhet fjalë për Sokol Kiqinën e Albion Kurtajn të cilët në disa pamje të publikuara në faqen zyrtare të Llapit shihen teksa stërvisin me bashkëlojtarët e rinj tanimë.
Llapi gjithashtu njoftoi se ditët në vijim do të sjell edhe përforcime të reja.
Demokracia.com raportoi sot se klubi “bardhekaltër” nga Podujeva ka nisur bisedimet me yllin Gerhard Prognin.
Ekskluzive: Llapi afër goditjes së madhe në merkato, nis bisedimet me Prognin
Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë është ndarë tanimë me klubin e Gjilanit.
Siç mëson portali, ka qenë vetë trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili ka pasur biseda me Prognin për ta bindur atë.
Progni mund të jetë zëvendësim ideal i anësorit, Kastriot Selmanit që u largua nga Llapi./Demokracia.com/