Sport
Llapi ndryshon destinacion, ja ku po stërvitet për ndeshjen kundër Prishtinës
Demokracia
18:29 | 05 Prill 2021

Share:

Llapi të mërkurën ka një ndeshje shumë të rëndësishme ku përballet me Prishtinën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Prishtina e Llapi ndeshen të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në sfidën e parë gjysmëfinale dhe sigurisht për ta përgatitur këtë takim sa më mirë, llapjanët kanë vendosur të stërviten në stadiumin e Kizhnicës.

Të kujtojmë se në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku luan Llapi, fusha është më bari artificial dhe për t’iu përshtatur sa më mirë lojtarët barit natyral, ashtu siç e ka stadiumi “Fadil Vokrri”, ekipi ka stërvitur në Kizhnicë.

Se çfarë taktike tjetër për ta befasuar Prishtinën do ta përdorë Tahir Batatina mbetet të shihet, por një është e sigurt, ai gjitha forcat i ka përqendruar te ky ballafaqim, gjë të cilën e pohoi edhe pas humbjes ndaj Feronikelit (4:0) ku tha se disa lojtarë i ka kursyer për Prishtinën. /Demokracia.com

Të ngjashme