Sport
Llapi demanton mediet malazeze: Vukceviqin e larguam për shkak të cilësisë
Demokracia
16:24 | 19 Korrik 2022

Share:

Sulmuesi malazez Igor Vukceviq është larguar nga Llapi me të përfunduar ndeshjet ndërkombëtare.

Largimi i tij ka bërë bujë në mediet malazeze të cilat e kanë lidhur me një banderolë kinse të shfaqur në ndeshjen Llapi – Buduçnosti në “Fadil Vokrri” ku shkruhej “Ti e ke radhën”.

“Pankarta skandaloze në ndeshjen mes Llapit dhe Buduçnostit është arsyeja e largimit të futbollistit malazez Igor Vukçeviq nga klubi kosovar”, thuhet në mediat malazeze.

Megjithatë këtë e kanë mohuar tabori llapjan.

Burime të Demokracia.com te skuadra e Llapit kanë thënë se ai është larguar pasi nuk kishte cilësi.

“Jo ai është larguar për arsye se janë tre qendërsulmues të tjerë dhe ky nuk ka shfaqur cilësi më të mira. Ai kishte konkurrencë dhe nuk e kishte të siguruar minutazhën dhe për këtë arsye është larguar. Fare nuk ka të bëjë me ndeshjen Llapi – Buducnosti”, ka thënë një i afërm me skuadrën e Llapit për Demokracia.com.

Ish-lojtari i Buduçnostit, OFK Titograd, Petrovac dhe Koma kishte nënshkruar për skuadrën nga Podujeva rreth njëzet ditë më parë. /Demokracia.com

Të ngjashme