Sport
Llapi merr super-lajm para ndeshjes me Ballkanin
Demokracia
14:09 | 27 Shkurt 2021

Share:

Llapi ka zhvilluar sot seancën e fundit para ndeshjes së nesërme që e zhvillon ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Llapi që ka shumë nevojë për pikë në luftë për mbijetesë synon fitore përballë liderit të tabelës, Ballkanit i cili me çdo kusht tenton ta ruaj vendin e parë.

Gjithsesi, ekipi llapjan sot ka marrë lajme të mira nga infermieria pasi në ekip janë kthyer nga lëndimet Ahmed Januzi, Bujar Idrizi dhe Ahmet Haliti, ky i fundit pati një shqetësim në ndeshjen e fundit kundër Trepçës’ 89.

“Në seancën e fundit të zhvilluar sot në mëngjes, skuadra e Llapit ka marrë lajme pozitive për ndeshjen e nesërme ndaj Ballkanit. Pozitiv për skuadrën është rikthimi nga lëndimi i sulmuesit Ahmed Januzi dhe mbrojtësit, Bujar Idrizi, teksa për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Trepçën ’89 ku u desh të zëvendësohej në minutën e 31-të, Ahmet Haliti, u konstatua se nuk ka lëndim serioz dhe është i gatshëm për ndeshje.

Të tre futbollistët janë në gjendje të mirë dhe janë në mesin e futbollistëve të ftuar nga kryetrajneri, Tahir Batatina për ndeshjen ndaj Ballkanit, që zhvillohet nesër, e diele në ora 13:30 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftimin e KF Llapit. /Demokracia.com

Të ngjashme