Sport
Llapi merr një mbështetje të madhe para sfidës me Prishtinën, vizitohet nga presidenti në stërvitje
Demokracia
18:30 | 12 Prill 2022

Share:

Mobilizimi për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës është tejet i lart në taborin e Llapit.

Trajneri Tahir Batatina dhe futbollistët e Llapit e kanë cilësuar si “ndeshja e vitit” sfida kundër Prishtinës që luhet të mërkurën në “Zahir Pajaziti”, shkruan Demokracia.com.

E skuadra e Llapit sot e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të këtij dueli që pritet të përcjellet nga një numër i madh i tifozëve në stadium.

Presidenti i klubit, Beqir Batatina ka vizituar futbollistët dhe stafin e trajnerëve në këtë stërvitje për t’u dhënë mbështetje edhe më të madhe.

Llapi synon ta mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës në mënyrë që të sigurojë edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, njësojë sikurse në edicionin e kaluar.

Ndeshja e parë në kryeqytet kishte përfunduar me rezultat 2:1 në favor të Prishtinës, andaj për të arritur synimin llapjanët duhet të djerësiten fortë.

Takimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” luhet të mërkurën me fillim nga ora 14:00 dhe bileta për këtë ballafaqim është falas./Demokracia.com/

Të ngjashme