Llapi ka pësuar një humbje të thellë të dielën kundër Feronikelit në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi i Tahir Batatinës u mposht me rezultat 4:0, derisa tekniku llapjan pas ndeshjes tha se i ka kursyer disa lojtarë pasi këtë mesjavë luan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës ndaj Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
Gjithsesi, edhe kjo ndeshje nuk do të jetë pa telashe për Llapin, kjo pasi ylli i skuadrës Mentor Zhdrella nuk do të mund të paraqitet për shkak të lëndimit.
Zhdrella u lëndua pikërisht ndaj Prishtinës në kampionat katër javë më parë dhe nga atëherë nuk ka mundur të ndihmojë skuadrën.
Demokracia.com mëson se Zhdrella nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje.
Të kujtojmë se ndeshja Prishtina – Llapi luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Demokracia.com