Llapi e Ballkani do të përballen sot ndërmjet vete në një sfidë të nxehtë që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës e cila njëherësh edhe shënon hapjen e edicionin pranveror i cili po pritet me shumë kërshëri nga adhuruesit e futbollit.
Llapi dje ka kryer stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje, derisa sot në mëngjes përmes një postimi në “Facebook” sikur ka njoftuar Ballkanin se çka e pret në Podujevë.
“Ne jemi gati. Forca Llapi”, ka shkruar KF Llapi postuar në një foto ku ekipi shihet i bashkuar me një atmosferë të mirë.
Se çfarë do të ndodhë dhe kush do të festojë mbetet të shihet pas takimit i cili nis nga ora 13:00, por një është e qartë lufta në fushë do të jetë shumë e ashpër. /Demokracia.com