Sport
Llapi me dhuratë speciale për Kastriot Selmanin
Demokracia
18:25 | 12 Maj 2022

Share:

Skuadra e Llapit e ka nderuar me mirënjohje mesfushorin e saj Kastriot Selmanin pasi ka kompletuar 100 ndeshje ne fanellën llapjane, shkruan Demokracia.com.

Selmani tash e tre edicione është ndër futbollistët kyç të ekipit e trajnerit Tahir Batatina dhe kontributi i tij për fanellën e klubit të vendlindjes vlerësohet gjithmonë lartë.

Postimi i KF Llapit:

Kastriot Selmani nderohet me mirënjohje

Pasi arriti shifrën e 100 ndeshjeve zyrtare për klubin tonë në të gjitha garat, trajneri Tahir Batatina ka ndarë mirënjohje për mesfushorin Kastriot Selmani.

Selmani tash e tre edicione është ndër futbollistët kyç të ekipit tonë dhe kontributi i tij për fanellën e klubit të vendlindjes do vlerësohet gjithmonë lartë!

Vlenë të cekët se në klubin tonë si gjithnjë po mbizotëron atmosferë fantastike dhe grupi i futbollistëve është shumë i bashkuar në prag të ndeshjeve të fundit kampionale dhe ndeshjes më të rëndësishme, Finalen e Kupës së Kosovës ndaj Dritës që zhvillohet më 26 maj. /Demokracia.com

 

Të ngjashme