Sport
Llapi mbyll përgatitjet anti-Prishtinë, të gatshëm për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
Demokracia
18:06 | 06 Prill 2021

Share:

Të mërkurën do të zhvillohen dy takimet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Vëmendja më e madhe do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me Prishtinën nikoqire të Llapit.

Llapjanët kanë mbyllur përgatitjet dy ditore për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, shkruan Demokracia.com

Për shkak se stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është me bar artificial, “bardhekaltrit” e trajnerit, Tahir Batatina kanë zhvilluar stërvitjet në stadiumin me bar natyral në Kizhnicë.

Llapi përmes faqes zyrtare ka njoftuar se atmosfera brenda ekipit në prag të kësaj ndeshje është impozante.

Përballja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit zhvillohet nga ora 15:00 dhe luhet në sistemin vajtje-ardhje. /Demokracia.com

Të ngjashme