Sport
Llapi mbetet edhe pa një futbollist, sulmuesi konfirmon largimin
Demokracia
18:14 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Adem Maliqi ka konfirmuar largimin nga Llapi dhe ka mbetur lojtar i lirë, raporton Demokracia.com.

Sulmuesi nëpërmjet llogarisë në Facebook ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubi llapjan.

“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi dhe jam lojtar i lirë. Jam krenar që isha pjesë e Llapit dhe historisë së Llapit duke fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës”, ka njoftuar Maliqi.

Maliqi është largimi i dytë nga Llapi pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Të martën (dje), Llapi zyrtarizoi largimin edhe të Sokol Kiqinës./Demokracia.com/

Të ngjashme